Ka ndodhur

Kapet në Kavajë 25-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia për plagosje

Gazeta Si – Një 25-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane, është arrestuar në Kavajë, i akuzuar si bashkëautor i një plagosjeje të rëndë me armë zjarri të kryer në Itali, më 3 mars të vitit 2022.

Në kuadër të operacioni policor i koduar “Parma”, Fast Albania në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kapur në Kavajë dhe ka arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Reni Djalja, 25 vjeç, banues në Kavajë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

“Më datë 03.03.2022, në Salsomaggiore Terme, Parma, shtetasi Reni Djalja, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin shqiptar L.V.,”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë