Gazeta Si – Një 21-vjeçar me iniciale S.L., i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri” është ndaluar në Kapshticë.
I riu është pjesëtar i një grupi që ushtronte veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve kundrejt pagesës për kalim të paligjshëm të kufirit.
21-vjeçari dyshohet për përfshirje në këtë veprimtari kriminale në 4 raste gjatë vitit 2022, ku ka tentuar të ndihmojë dhjetra shtetas të huaj nga vendet e treta, për të kaluar kufirin të cilët janë bllokuar nga forcat e Policisë.
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.