Ka ndodhur

Kapet në Elbasan 56-vjeçari i dënuar me 14 vjet burg në Itali

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 56-vjeçar të dënuar me 14 vite burg për tentativë vrasje.

Policia thotë se është arrestuar me qëllim ekstradimi Leonard Kote, 56 vjeç, banues në Elbasan.   

Sipas policisë, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin penal të datës 21.04.2003, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.  

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë