Ka ndodhur

Kapet me rreth 100 mijë euro të padeklaruara 28-vjeçari me precedent kriminal

Gazeta Si - Një shumë e konsiderueshme parash është sekuestruar nga Policia e Fierit pas ndalimit për kontroll të një automjeti në “Kthesën e Verrisë”.

Makina drejtohej nga një 28-vjeçar me iniciale R.Ç., person me precedent të theksuar kriminal.

Gjatë kontrollin në automjetin Nissan të të riut u gjetën 97,540 Euro dhe 3000 Paund, për të cilat 28-vjeçari nuk kishte dokumentacion që të vërtetonte burimin e parave.

Shumat monetare u sekuestruan nga policia, ndërsa 28-vjeçari banues në Kamzë u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale pastrim parash. I riu është person me precedent të theksuar kriminal në fushat e plagosjes dhe të vjedhjes së pronës e pasurisë.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. Ç., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari të tjera kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë