Një automjet i dyshimtë është ndaluar nga policia mëngjesin e të enjtes në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë” në Shkodër, ku gjatë kontrollit janë gjetur katër radio policie dhe 3 thika.
Policia thotë se ka vënë nën hetim në gjendje të lirë drejtuesin e automjetit A.K., 36-vjeç, banues në Golem të Shkodrës. Nuk dihet si kanë përfunduar aparaturat që përdoren nga policia në mjetin e të dyshuarit dhe për çfarë qëllimi i mbante me vete.
Por ajo që bie në sy, është fakti se policia nuk ka vendosur ta arrestojë, por vetëm ta hetojë në gjendje të lirë 36-vjeçarin. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




