Ka ndodhur

Kapet me qindra doza lëndë narkotike sintetike, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si - Një 20-vjeçar është arrestuar pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë për shpërndarje droge. Policia thotë se të riut E.K., iu gjetën qindra doza lëndë narkotike (sintetike) LSD.

Sipas policisë, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, kanë lokalizuar 20-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë