Ka ndodhur

Kapet me pistoletë sportive 16-vjeçari në Tiranë

Një 16-vjeçar është shoqëruar në komisariatin Nr. 5, pasi është kapur me pistoletë sportive në Tiranë gjatë një kontrolli. Policia bën me dije se adoleshenti K.C., është proceduar penalisht për veprën “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Adolehenti mësohet se ishte nxënës në shkollën e Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriçi” në Tiranë. Nuk dihet se ku e kishte gjetur armën i mituri, ndërsa tashmë do të përballet me autoritetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë