Gazeta Si – Në një operacion i përbashkët është finalizuar mes policisë kufitare shqiptare dhe asaj të Malit të Zi në Hanin e Hoti, u arrestua një 72-vjeçar me iniciale F.S.
Policia thotë se teksa po lëvizte në territorin e Malit të Zi në dalje për në Shqipëri, nuk ka ndaluar për të kryer procedurat për hyrjen në atdhe dhe është larguar me shpejtësi duke u futur në territorin shqiptar.

Punonjësit e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë sinjalizuar menjëherë punonjësit e policisë kufitare të Shqipërisë, të cilët kanë bllokuar menjëherë daljen nga pika e kalimit.
Sipas asaj që thotë policia 72-vjeçar ka dalë nga makina dhe ka tentuar të fshehë një pistoletë pas një ndërtese në pikën e kalimit. Por ajo është gjetur nga shërbimet e policisë.
Gjatë kontrollit të përbashkët me policinë e Malit të Zi, atij iu gjet në makinë një shumë prej 17.640 Eurosh të ndara në disa pjesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




