Gazeta Si – Një 20-vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës, është arrestuar me një pistoletë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Policia thotë se në pranga ka rënë S.T., dhe se është njoftuar nga një qytetar në mënyrë anonime, sipas të cilit i riu lëvizte me armë në qytet.
Pasi kanë shkuar në vendin e njoftuar, policët kanë pikasur të riun që u fut me shpejtësi në një taksi me qëllim për t’u larguar.
Por efektivët e kanë ndaluar, duke i kapur edhe armën që mbante me vete.
Bëhet fjalë për një pistoletë tip “Beretta” e zbukuruar me lule në pjesën e dorezës dhe e futur në një çantë lëkure.
Tashmë 20-vjeçari nga Shkodra akuzohet për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



