Gazeta Si – Një 21-vjeçar nga Fieri ka rënë në pranga, pasi në makinën e tij tip “Benz” janë gjetur 43.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Sipas policisë paratë e gjetura në makinën e të riut janë përfituar nga aktivitete kriminale në Itali.
“Është arrestuar në flagrancë 21 vjeçari me inicialet M. P., banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, iu gjetën 43.620 euro, për të cilat 21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete kriminale në shtetin italian”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




