Ka ndodhur

Në kërkim në Gjermani për vrasje, 34-vjeçari kapet në Tiranë me kokainë në makinë

Gazeta Si – Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit ku udhëtonte, iu gjet një sasi e vogël kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga policia.

Por sipas policisë, pas arrestimit u zbulua se Alidon Marqeshi ishte dënuar dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

34 vjeçari në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me një shtetas shqiptar, të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë