Ka ndodhur

Kapet me kanabis në servis, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Gazeta Si – Një 45-vjeçar, pronari i një servisi automjetesh, është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje droge.

Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi G. R., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në servisin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, një peshore elektronike dhe një shumë parash.

Nën hetim u mor edhe një vajzë, E.L., 24 vjeçe, e punësuar në mënyrë të paligjshme në servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

45-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Po ashtu, në Fushë-Krujë u arrestua A. L., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar kanabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë