Gazeta Si – Një 27-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim, nën akuzën se shpërndanin lëndë narkotike në Shkodër.
Policia njofton se është arrestuar shtetasi me iniciale Z. M.(K.) dhe ka nisur procedimi penal për shtetasit E. D., 24 vjeç, dhe F. M., 27 vjeçe.
Tre të rinjtë shisnin kokainë dhe kanabis, në qytetin e Shkodrës.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 27-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, 800 gramë kanabis, një sasi kokaine të ndarë në doza, shuma parash, 2 peshore elektronike, 2 automjete, 5 aparate celulare dhe pajisje të tjera që shërbenin për paketimin e lëndëve narkotike në doza.
Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




