Ka ndodhur

Kapet me celular në timon dhe tenton të korruptojë policin me 2 mijë lekë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi tentoi të korruptojë efektivët e rrugores për të shmangur masën administrative.

Policia sqaron se Afrim Sena, 21-vjeç, është konstatuar, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të makinës. Por në momentin kur është ndaluar, i ka ofruar punonjësit të policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinj. 

Në këtë moment është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë