Gazeta Si – Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje ndërsa ka vënë në pranga një 61 vjeçar. Arrestimi i tij u bë i mundur pas zbulimit të një magazine në lagjen “Bashkimi”, në të cilën u gjetën armë zjarri, municion luftarak dhe 1 mjet prerës thikë.
Nga verifikimet ka rezultuar se 61-vjeçari është babai i njërit prej shtetasve të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me armë zjarri.
Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me mjetin prerës thikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




