Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar policor “BEFASIA”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Policia thotë se është vënë në pranga O. P, 51 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë hetimit disa mujor të ndjekur me metoda pro aktive nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se ky shtetas merrej me veprimtari kriminale të shpërndarjes së kokainës kryesisht në qytetin e Elbasanit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 40 doza me lëndë narkotike kokainë , me peshë totale 39.4 gramë, një aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



