Ka ndodhur

Kapet me 35 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Gazeta Si – Një 30-vjeçar është kapur në flagrancë në Shkodër, teksa transportonte me automjet dy thasë me 35 kg hashash.

Policia tha se i riu me iniciale N.M., u kap me dy thasë me 35 kg kanabis, të cilat i kishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit.

Pasi ka marrë informacione, policia e ka ndaluar për kontroll në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë.

Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 35 kilogramë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ai do të hetohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë