Një person është arrestuar në Durrës, pasi i janë gjetur 2 mina me telekomandë.
29-vjeçari me inicialet V.N., banues në Sukth, rezulton se ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “kundërshtimi i punonjësit të policisë”.
“Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar pranë vendit të quajtur “Muzeumi” dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, të cilat ky person do t’i shiste me çmimin 2000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj tij kanë nisur veprimet, pasi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




