Ka ndodhur

Kapet me 1.416 lëndë plasëse në depon e tij, nën hetim 55 vjeçari në Bulqizë

Gazeta Si – Një 55-vjeçar është proceduar penalisht në Bulqizë, i dyshuar për tregtim të paligjshëm të lëndëve plasëse.

Sipas policisë, G.Ç., banues në Tiranë, magazinonte lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetjak, por më pas e tregtonte në subjekte të tjera.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 1416 kilogramë lëndë plasëse dhe 220 kapsolla elektrike. Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë.

Ky shtetas, në Thekën Martanesh, pasi magazinonte në depon e tij, sasi me lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetiak, më pas në mënyrë të paligjshme dhe pa autorizim përkatës nga Komisariati i Policisë, e tregtonte (shiste) lëndën plasëse në 9 subjekte të tjera, duke u mjaftuar vetëm me një akt-marrëveshje të lidhura mes palëve (subjekteve).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë