Ka ndodhur

Kapet mashtruesja, parashikonte të ardhmen kundrejt përfitimeve monetare

Gazeta Si – Një 43 vjeçare e shpallur në kërkim për mashtrim, është vënë në pranga në Krujë. Policia tha se në kuadër të operacionit të koduar “Streha” është bërë i mundur ndalimi i Elena Muhaxhirit 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë.

Ajo ishte shpallur në kërkim pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i mashtruar se mund t’i parashikonte të ardhmen.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetase, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë