Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi u kapën duke transportuar kokainë dhe heroinë me vlerë deri në 800 mijë euro.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë Viktor Jaupaj, 53 vjeç dhe Kujtim Metaj, 37 vjeç, të cilët u ndaluan teksa lëviznin me automjet në fshatin Novoselë, brenda të cilit u gjet 400 gr kokainë, e cila po transportohej për t’u shitur në Vlorë.
Pas një kontrolli në banesën e Viktor Jaupajt, u gjetën edhe 2 kg e 979 gramë kokainë dhe 133 gramë heroinë.
Dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike në sasi të mëdha në Fier, e transportonin atë drejt Vlorës, ku më pas ua shitnin shtetasve të tjerë, të cilët e shpërndanin në doza.
Policia sekuestroi drogën e cila arrinte vlerën e rreth 810 000 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.