Gazeta Si – Një 37-vjeçar, banues në Tiranë u arrestua në Sarandë, pasi ka grabitur një shumë prej 6.000 eurosh në një hotel në lagjen nr. 2, në Ksamil, si dhe ka tentuar të vjedhë edhe një automjet të parkuar.
Policia bën të ditur se 37-vjeçari dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera, të kryera gjatë muajit dhjetor 2024, në qytete të tjera.
“Nga veprimet hetimore të mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. M. ishte shpallur në kërkim për katër vjedhje të tjera, konkretisht: -më datë 13.12.2024, në Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë, si dhe ka vjedhur një celular; -më 08.12.2024, në Tiranë, dyshohet se ka vjedhur në një banesë dhe në një kioskë”, thuhet ndër të tjera në një njoftim të Policisë.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.