Gazeta Si – Një 40 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u zbulua se ishte autor i disa vjedhjeve në të njëjtin dyqan aksesorësh për 4 muaj me radhë.
Policia thotë se në pranga ka rënë Elson (Durim) Doku, i cili gjatë katër muajve vodhi në të njëjtin dyqan 7 palë syze me vlerë rreth 11.200 euro.
Në videon e publikuar nga policia, shihet se autori përdorte një truk për të bërë të mundur që të arrinte të merrte syzet pa u vënë re.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.