Ka ndodhur

Kapet hajduti serial i banesave në Golem të Kavajës

Gazeta Si- Një 40-vjeçar me iniciale E.M., u arrestua në flagrancë, teksa hapte me forcë derën e një banese në Golem të Kavajës me qëllim vjedhjen.

Policia njofton se nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 40-vjeçari gjatë muajit korrik të këtij viti, ka vjedhur në 3 banesa të tjera, vegla pune dhe pajisje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë