Gazeta Si – Një 58-vjeçar me iniciale R.K., është arrestuar në Durrës, pasi kryente vjedhjen e varreve. Ai është kapur nga policia duke shkatërruar varret në varrezat e Durrësit, të cilave u merrte materialet e bronzit që familjarët e atyre i kishin vendosur, pasi familjarët e tyre kishin ndërruar jetë.
Krahas varrezave të Durrësit, ai ka vjedhur edhe në varrezat e Rrashbullit, duke bërë të njëjtën gjë. Pas arrestimit dhe kontrollit në shtëpi, policia i ka gjetur hajdutit një numër të madh vazosh bronzi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




