Një 46-vjeçar është arrestuar në Fier pasi rezulton të jetë autor i vjedhjes së pesë automjeteve. Në kuadër të operacionit të koduar “Mbrostari”, u vu në pranga E.O., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Policia thotë se 46-vjeçari është autor i dyshuar i 5 rasteve të vjedhjes së automjeteve në Fier, konkretisht vjedhjes së automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit Xh.M., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit R.Sh., automjetit tip “Toyota” në pronësi të shtetasit V.B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit F.B., dhe automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. M.
Gjatë operacionit u sekuestruan një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




