Gazeta Si – Një 34-vjeçar banues në Tiranë, u arrestua, pasi ka grabitur disa farmaci në kryeqytet. Policia bën me dije se i riu K.Xh, i cili prezantohej si punonjës i depove farmaceutike ka vjedhur produkte të ndryshme në dy farmaci në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë ditëve të fundit, në disa farmaci në Tiranë, duke u prezantuar si punonjës i depove farmaceutike.
Dy prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore. Më datë 21.08.2023 dhe më datë 22.08.2023, i riu ka vjedhur produkte të ndryshme në dy farmaci.
Ai duket teksa merr disa produkte farmaceutike edhe nga pamjet e sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




