Ka ndodhur

Kapet duke ujitur bimët me kanabis, pranga një personi në Tiranë

Gazeta Si – Në kuadër të operacionit policor të koduar “Green hills” ka rënë në pranga Pëllumb Lamja, i cili u kap duke ujitur 82 bimë kanabis.

Ai u arrestua në vendin e quajtur “Ish-Lerat” në në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk. 82 bimët kanabis u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë