Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë goditur një rast të trafikut të drogës, e cila vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacionin final Greqinë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme mbrëmjen e djeshme është kapur 86 kilogram drogë e tipit marijuanë, në vlerë të 300 mijë eurove.
Lënda narkotike është kapur në Prilep, në një automjet me targa të Ohrit ndërsa është arrestuar 23-vjeçari me iniciale A.G. nga Ohri.
Sipas ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, nga ana e policisë është dhënë urdhër për ndalim të automjetit “Audi A4”, por automjeti jo vetëm që nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi duke dëmtuar edhe dy automjete të ministrisë së Brendshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



