Ka ndodhur

Kapet autori i vendosjes së tritolit në lokalin te Uji i Ftohtë në Vlorë, publikohen pamjet

Gazeta Si - Një 28-vjeçar me dy identitetete, B.S. alias B.M., banues në lagjen “Isa Boletini”, u arrestua në Vlorë, i dyshuar si autori i vendosjes së tritolit në një lokal në Ujë të Ftohtë disa ditë më parë.

I riu është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë teksa ai shkon me biçikletë për të vendosur eksplozivin në lokalin e 73-vjeçares R.B.

Ngjarja ka ndodhur më 8 dhjetor në orën 05:50, ndërsa policia është person me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Gjatë aksionit policor, 28-vjeçarit iu sekuestruan edhe dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.

Lokali ku u vendos tritoli është në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri në maj të 2021. Lokali ishte hapur vetëm pak ditë më parë pasi kishte qenë i mbyllur për një kohë të gjatë.

"Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë