Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar në kërkim, të akuzuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, të konsideruar person me rrezikshmëri shoqërore.
“Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri shoqërore dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe nga informacionet e marra, organizuan punën dhe në Rrugën e Elbasanit bënë kapjen e shtetasit Mario (Arsen) Ndreu, 36 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për 36-vjeçarin Mario Ndreu, Gjykata e Shkallës së Parë Përmet datë 17.12.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”
36-vjeçari më datë 06.10.2015, në fshatin Gostimicë, Përmet, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. I.
“36-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




