Gazeta Si- Një 36-vjeçar me iniciale Sh.M.(B.), banues në Krujë, është arrestuar në flagrancë, pasi është kapur në flagrancë, duke transportuar me 1 automjet nga Saranda në Kukës kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë.
Këta të fundit kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.
Pas një kontrolli në Fushë Krujë, 36-vjeçari u vu në pranga. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 emigrantët, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.