Ka ndodhur

Kapet 30-vjeçari në Fier, i gjendet një arsenal armësh zjarri në banesë

Gazeta Si – Një 30-vjeçar në fshatin Cakran të Fierit është arrestuar gjatë një aksioni të koduar “Risku” për armëmbajtje pa leje.

Policia thotë se në pranga ka rënë V.Gj., të cilit në banesë ju gjetën dhe sekuestruan në fillim 2 pistoleta dhe municion luftarak.

Por më pas policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një arsenal të tër armësh.

-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;
-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme;
-1 krëhër automatiku;
-2 bomba dore (granata difensive);
-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;
-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;
-1 pistoletë gjurmëlënëse;
-2 radio si të Policisë;
-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;
-5 celularë;
-1 GPS.

Aksioni është pjesë e megaoperacionit në rang kombëtar “Sundimi i ligjit” për goditjen e rasteve të armëmbajtjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë