Gazeta Si – Dy vëllezër me banim në Tiranë, janë arrestuar në Pogradec, pasi u kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës nga pika kufitare e Qafë Plloçës.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Midnight 6”, u kapën në flagrancë shtetasit Enea Prendi, 33 vjeç dhe Aleksandër Prendi, 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Laprakë, Tiranë.
Brenda këtij automjeti u gjetën 13 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët do të transportoheshin drejt vendeve të BE-së kundrejt përfitimit monetar.
Në pranga ra fillimisht shoferi i mjetit, i cili rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur. Po kështu, u arrestua edhe vëllai i tij A.P. 45 vjeç, i cili udhëtonte me një makinë tjetër BMW për të kontrolluar rrugën nëse kishte prezencë policore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




