Ka ndodhur

Kapen në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

Gazeta Si – Pas hetimeve disa mujore, 3 rinj u arrestuan në Tiranë gjatë operacionit policor të koduar “Collaboration 2”.

Bëhet fjalë për dy 21-vjeçarë dhe një 19-vjeçar, të cilët u arrestuan gjatë kohës që ishin duke shitur një sasi kokaine prej 107 gramë.

Në një njoftim për mediat policia deklaron se është sekuestruar sasia lëndës narkotike dhe tre telefona celularë. 

“Si rezultat i hetimeve të kryera për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që kryhej nga 3 shtetas, është finalizuar operacioni policor i koduar “Collaboration 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: I. C., 21 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë