Ka ndodhur

Kapen me kanabis dhe kokainë, arrestohen 3 të rinj në Shkodër, Dibër dhe Berat

Gazeta Si – Tre të rinj janë vënë në pranga në Shkodër, Dibër dhe Berat, pasi janë kapur me doza kanabisi gati për shitje në tre operacione të ndryshme.

Në kuadër të operacionit policor të koaduar “Tempulli” ka rënë në pranga 18-vjeçari rumun me iniciale N.(I).D, banues në Shkodër.

Policia njofton se i riu u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte kanabis të ndarë në doza me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.

Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një dorezë metalike që iu gjet 18-vjeçarit në momentin e arrestimit.

Ndërkohë, një 23-vjeçar është vënë arrestuar në Bulqizë, pasi i janë gjetur doza kokaine gjatë kontrollit që i është ushtruar në makinën me të cilën po udhëtonte. Droga ishte e ndarë në disa doza gati për shitje.

Ndërkohë, nën hetim për moskallëzim krimi, u vunë tre pasagjerët që udhëtonin me 23-vjeçarin, shtetasit E.Ll., 24 vjeç; V.M., 24 vjeç; P.K., 22 vjeç; të tre banues në Tiranë. Dozat e kanabisit u sekuestruan si provë materiale, së bashku me një shumë parash dhe 5 aparate celular.

Po ashtu, një 20-vjeçar është arrestuar në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” në Berat, pasi iu zbuluan qindra doza kanabisi.

Droga u gjet në automjetin që drejtonte i riu me iniciale D. B., banues në Berat dhe në banesën e tij. Kanabisi ishte ndarë në qindra doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë