Gazeta Si – Policia Kufitare e Durrësit njofton se ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të ardhurave në port, teksa së fundmi janë gjetur dhe sekuestruar 121 680 euro, të fshehura në një autobus, që bënte linjën me Italinë.
Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar në flagrancë pronari i autobusit ndërsa është proceduar penalisht shoferi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Leonard Nikolli, 44 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, të dy banues në Durrës”, njoftoi policia.
Policia thotë se ka pasur informacione se në një autobus po transportohej një shumë e konsiderueshme eurosh me qëllim shmangien e deklarimit të tyre. Duke përdorur edhe qenin e specializuar për kontrolle të tilla, policia zbuloi se paratë ishin fshehur në tavanin e autobusit.
“Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



