Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar, pasi dyshohet se furnizonin me drogë rrjetin e shpërndarësve të kokainës në disa zona të kryeqytetit
Në kuadër të operacionit “Furnitorët”, u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”, dhe u vunë në pranga shtetasit Braild Aga, 27 vjeç dhe Ronaldo Spahiu, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



