Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi tentuan të fusnin disa mijëra euro nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit pa i deklaruar.
Policia e Shkodrës njofton se në pranga kanë rënë pronari dhe drejtuesi i autobusit, Rando Aliu dhe Sybi Fezo, në kroskotin e të cilit ishin fshehur 82.010 euro.
Nën hetim u vunë dy drejtuesit e tjerë alternativë. Paratë që u sekuestruan nga policia dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Në kuadër të këtij operacioni të koduar ‘Directions’, policia gjeti në muajin shkurt të këtij viti edhe 48 100, të fshehura gjithashtu në një autobus.
Në pranga ra një 35 vjeçar që tentoi t’i nxirrte nga vendi ynë pa i deklaruar ato.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.