Gazeta Si – Një sasi armësh zjarri, tip pistoletë, janë zbuluar në një furgon në portin detar të Durrësit. Paraprakisht deklarohet se në fugonin me targa angleze janë gjetur 8 pistoleta, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
Ai është Koloshi, i ditëlindjes 1988 me banim në Tiranë për 8 pistoletat që iu gjetën në mjetin që drejtonte. Furgoni është i tipit “Mercedes Benz” me targa KS 15 NZN dhe kishte si destinacion Anglinë.
Ngarkesa e dyshimtë u konstatua fillimisht kur mjeti ka kaluar në skaner dhe pas sinjalizimit nga punonjësit e skanerit, policia në port ka ushtruar kontroll fizik në furgonin tip “Mercedes Benz”, ku në pjesën e bagazheve është konstatuar një tavolinë rreth 1 metër e gjysmë e gjatë e mbështjellë me letër transparente.
Në brendësi të tavolinës ndodheshin të fshehura 8 pistoletat dhe municion për to. Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me një deklaratë në lidhje me këtë rast.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



