Ka ndodhur

Kapen 500 mijë euro të fshehura në autobusin e linjës me Italinë në Portin e Durrësit

Gazeta Si – Një sasi monetare prej 500 mijë eurosh janë gjetur në autobusin e linjës me Italinë në Portin e Durrësit në tragetin që vinte nga Bari.

Pas kontrollit të imtësishëm nga policia në hyrje të portit, janë gjetur të fshehura në tavanin e autobusit paratë, të futura në 6 qese plastmasi, brenda së cilës ndodheshin disa pako.

Kartëmonedhat ishin fshehur në tavanin e mjetit, pranë impiantit të kondicionerit dhe mësohet se agjentët kishin informacion për transportin e eurove.

Policia deklaroi se në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, zbulimi i parave ka ardhur pas një hetimi një mujor.

Ndërkohë, burime paraprake, bëjnë me dije se është ndaluar pronari, i cili ishte njëkohësisht edhe drejtuesi i autobusit, E.Ç., i cili po merret në pyetje.

Përveç tij është shoqëruar në komisariat edhe ndihmësi i tij për të dhënë deklarime në lidhje me sasinë e parave të gjetur në autobusin e linjës Bari-Durrës.

Deri më tani dyshohet për një sasi rreth 500 mijë €, por nuk dihet ende shuma e saktë dhe paraprakisht mësohet se vijon numërimi i parave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë