Ka ndodhur

Sekuestrohen 36 makina kontrabandë nga Anglia në Korçë, çmontoheshin në servise

Gazeta Si – Një person u arrestua dhe një tjetër është vënë në hetim në Korçë, pasi sillnin makina kontrabandë nga Anglia dhe i shisnin për pjesë në Shqipëri

Policia thotë se në pranga ka rënë Shaqir Gërmenji, 27 vjeç, banues në fshatin Voskop, ndërsa janë sekuestruar 36 automjete të kontrabanduara nga Beritania e Madhe.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit A. S., 50 vjeç, banues në Korçë.

“Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se këta dy shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në serviset e tyre respektive, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle ku konkretisht në servisin e shtetasit Sh. G., gjetën 30 automjete, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse. Gjithashtu gjatë kontrollit në servisin e shtetasit A. S., i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse u gjetën 6 automjete të tjera, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë