Ka ndodhur

Kapen 26 kg kanabis në Pogradec, 4 autorët tentuan ta trafikonin me varka drejt Maqedonisë

Gazeta Si – Katër persona janë arrestuar këtë të diel në Pogradec, pasi iu është kapur 26 kg lëndë narkotike kanabis të cilën e magazinonin prej më shumë se një muaji buzë liqenit.

Në kuadër të operacionit “Restart 15”, janë arrestuar shtetasit: Ardian Toska; Aurel Toska (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit); Roni Sulollari; dhe Tane Bllazhe (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit).

Mësohet po ashtu se autorët po planifikonin ta trafikonin lëndën narkotike me varka peshkimi drejt Maqedonisë së Veriut, për ta shitur me 500 euro kilogramin.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë