Ka ndodhur

Kapen 200 kg kokainë në Itali, shtohen trafikantët e drogës nga Shqipëria

Gazeta Si- Një sasi prej 200 kg kokainë është sekuestruar në Brianza, pranë Milanos në rajonin e Lombardisë në Itali, ku policia ka arrestuar 3 shqiptarë.

Sipas mediave italiane, lënda narkotike u kap në komunën e Agregates, teksa dy shqiptarët e arrestuar 37 dhe 44 vjeç janë vendosur në burgun e Monzës, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Arrestimet u kryen teksa shqiptarët do i jepnin një sasi prej 60 kg kokainë një bashkëatdhetarit të tyre në Milano, i cili po ashtu u arrestua.

Ndërkohë, që në pallatin ku ata jetonin, në rrugën "Ghirnghella", u gjetën 5 makina të marra me qira, të cilat ishin mbushur po ashtu me kokainë.

Karabinierët gjetën në shtëpinë e shqiptarëve dhe një sasi të madhe parash cash që mendohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Pak ditë më parë, në Seregno u sekuestruan 93 kg kokainë dhe më vonë dhe 5 kg të tjera. Edhe në këto raste të arrestuarit janë shqiptarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë