Ka ndodhur

Kapen 15 kilogramë heroinë në një kamion drejt Kakavijës, arrestohet shoferi

Një 63-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kakavijë, pasi u kap me 15 kilogramë heroinë.

Mësohet se emri i tij është Shpëtim Pjeshka, banues në Elbasan, ndërsa policia bën me dije se arrestimi i tij erdhi si rezultat i një bashkëpunimi mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it, Sektorit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër dhe shërbimeve doganore.

Ai po drejtonte një kamion për të hyrë në territorin e Greqisë, ndërsa pas kontrollit në vijën e dytë, u evidentua lënda narkotike e fshehur në një vend të përshtatur në pjeën e kroskotit të automjetit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 15 kilogramë.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë