Ka ndodhur

Kapen 126 kg kokainë në Breshia me vlerë 14 milionë euro, arrestohet një shqiptar

Gazeta Si – Më shumë se 126 kilogramë, e ndarë me 109 pako kokainë, material i dobishëm për paketimin e drogës si dhe paratë cash që mendohet se janë të ardhura të veprimtarisë kriminale.

Ky është rezultat i një operacioni të policisë së Breshias në Itali gjatë kontrollit të një shtëpie në Cellatica (Brescia), e cila besohet se ishte një qendër narkotike për furnizimin me kokainë.

Gjatë inspektimi, duke përgjuar një shqiptar që kthehej në shtëpi me dy çanta të mëdha, policia ndërhyri për të kryer kontrolle të thelluara hetimore, si për personin, ashtu edhe në vendet që dispononte.

Sasia e drogës është e madhe, pasi përfaqëson një shembull unik të konfiskimeve të kokainës të regjistruara deri më sot në zonën e Breshias.

Më tej, duke pasur parasysh shkallën e pastërtisë së lëndës narkotike, vlera e drogës së sekuestruar mund të ishte mbi 14 milionë euro në treg.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Breshias, në dispozicion të organeve të drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë