Gazeta Si – Klubi i Real Madridit, me anë të një njoftimi zyrtar, ka shprehur qëndrimin e vet në lidhje me incidentet e ndodhura para finales së Championsit. Kaosi në Paris nuk është kaluar në heshtje nga madrilenët.
“Ajo që duhej të ishte një festë sportive, u shoqërua me një situatë të pakëndshme. Një situate, që shkaktoi indinjatë në gjithë botën. Shumë tifozë u sulmuan dhe u vodhën.

Disa e kanë kaluar natën në spital, për shkak të plagëve që kishin marrë. Kaosi ishte evident. Dhe për ta kërkojmë: cilat ishin arsyet që e çuan në atë zgjdhje për finalen e Championsit (Stade de France në Paris)?
Kush është përgjegjës për lënien e tifozëve pa ndihmë dhe pa mbrojtje?” – shkruhet në komunikatën e klubit spanjoll.
Komunikata e “Los blancos” mbyllet: “Futbolli i përçon botës një imazh larg dhunës. Tifozët tanë meritojnë një përgjigje. Përgjegjësit duhen gjetur dhe ndëshkuar, në mënyrë që situata si ato të mos përsëriten në sport”.
Kaosi që u krijua para finales së Parisit, e cila nisi me vonesë, shkaktoi pakënaqësi edhe te Liverpuli, klubi tjetër finalist. Shumë tifozë anglezë mbetën jashtë stadiumit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




