Nga Gazeta ‘Si’- Partia Socialiste ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e një numri të madh deputetësh të Partisë Demokratike nga Kuvendi, pas skenave të kaosit dhe dhunës që u regjistruan këtë të enjte në seancë.
PS ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit me 60 ditë për deputetët Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Fidel Kreka, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, Klevis Balliu, dhe Flamur Noka.
Gjithashtu PS kërkon përjashtimin për 30 ditë nga punimet e Kuvendit për deputetët e tjerë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Elda Hoti, Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi.
Përjashtim me 10 ditë nga punimet në Kuvend është kërkuar për deputetët e tjerë, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




