Policia e Tiranës ka proceduar penalisht tri trifozë, pas kaosit të shkaktuar gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, të cilët gjatë ndeshjes hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.
Policia ka proceduar penalisht shtetasit Astrit Frroku, 26 vjeç, Bledar Kërniqi, 33 vjeç dhe Egzon Smajlaj, 26 vjeç, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kryer veprime të kundërligjshme duke ndezur flakadanë, hedhur lëndë piroteknike në fushë, thyer stola.
Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




