Futboll

Kaosi ndërpret klasiken e Holandës, dhunë dhe vandalizëm nga tifozët e Ajaksit

Gazeta Si – “Klassieker” e Holandës është ndërprerë kur rezultati ishte 0-3, për shkak të protestave të tifozëve të ekipit vendës.

Krizë e paprecedentë tek Ajaksi. Nuk mjaftoi nisja më e keqe e kampionatit që 1965-a, por ka ardhur edhe shuplaka e Fejnordit rival për ta përkeqësuar situatën. Në rezultatin 0-3 pas 37 minutash, publiku i ‘Johan Cruijff Arena’ vendosi të protestojë në mënyrën më të keqe, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes nga hedhja e sendeve dhe tymueseve në fushë.

Pas 20 minutash lojë, dopietë e Gimenez dhe Fejenordi udhëhiqte 0-2. Në të 37-ën erdhi dhe goli i Paxaio dhe këtu filloi ‘shiu’ i tymueseve dhe sendeve të tjera. Arbitri e ndërpreu menjëherë ndeshjen, ndërsa pushimi nuk shërbeu për zbutjen e zemërimit të tifozëve të Ajaksit. Në vend që të qetësoheshin, ata bënë që ndeshja të mos përfundonte.

Pjesa e dytë nisi në një klimë gati surreale, tension që kaloi në akte të papara dhune. Vandalizëm brenda stadiumit, deri në përleshje trup më trup me forcat e rendit, që duhej të përdornin gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protestat e tifozëve të Ajaksit vijnë nga rendimenti i skuadrës, me 5 pikë dhe në mes të renditjes, -7 nga PSV kryesues. Vetëm një fitore ndaj Herakles në kampionat. Kaq mjafton për të shpërthyer inatin e tifozëve. Tani për Ajaksin priten masa të rënda disiplinore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë